Niset për të marrë nusen, dhëndërri qëllohet për vdekje

nga L. M

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben Guerdane, një qytet kufitar me Libinë disa persona të armatosur me pushkë qëlluan ndaj dasmoreve.

Nga të shtënat u godit dhëndri 33-vjeçar, në disa pjesë të trupit, si dhe u plagosën fotografi dhe një fëmijë 9-vjeçar.

Dhëndri mbërriti në spitalin Ben Guerdane në gjendje kritike dhe vdiq pak më pas.

Tragjedia ndodhi ndërsa procesioni i dasmës po shkonte drejt shtëpisë së nuses.

Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim për të identifikuar personat përgjegjës për vdekjen e të riut, të cilët u larguan pas incidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More