Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë më 28 gusht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të mbajtura më 11 maj 2025.
Vendimi pritet të miratohet nga Komisioni Rregullator, në mbështetje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Sipas vendimit, janë përcaktuar:
Numri i votave, mandatet dhe lista emërore e deputetëve për çdo subjekt politik në çdo zonë zgjedhore;
Numri i votave, mandatet dhe lista e deputetëve në rang kombëtar.
Rezultatet përfundimtare i bashkëlidhen vendimit në dy tabela shoqëruese, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Megjithatë, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga shpallja e rezultatit. (AP)