Shkup, 27 gusht – Tetova pritet të pasurohet me dy objekte të reja shkollore, si pjesë e projekteve investuese të Komunës në përmirësimin e kushteve arsimore. Bëhet fjalë për ndërtimin e një objekti të ri për Gjimnazin “7 Marsi” dhe për Shkollën e Mesme Tekstile, njofton Gjurmë.
“Nisim ditën me projektin e dy shkollave të reja në Tetovë. Gjimnazi “7 Marsi” dhe shkolla e mesme Tekstile do të bëhen me objekt të ri. Investojmë në përmirësimin e kushteve arsimore”, tha Kasami, duke theksuar rëndësinë e investimeve afatgjata në sektorin e arsimit si themel për zhvillim të qëndrueshëm.
Ky është një tjetër hap konkret që tregon përkushtimin e kryetarit Kasami ndaj nevojave të komunitetit dhe gjeneratave të reja në qytet./gjurme.info/