“Situata e opozitës sot është fatkeqësi”- Dashnor Sula: Çdo ditë që vjen, e parashikoj të zymtë! PD po bën vetëvrasje politike

nga L. M

Sipas Sulës, proceset e brendshme në PD janë kthyer në një vetëvrasje politike, duke lënë jashtë figura me mbështetje nga qytetarët dhe duke promovuar emërime pa kontribute.

“Qytetarët shqiptarë duan politikanë të ndershëm, si Tabaku, Alimehmeti apo Dhurata Çupi. Jo lista të mbyllura me emërime pa vlera. Ata nuk janë budallenj që të votojnë një forcë politike të kapur për interesa personale,” – tha Sula.

Ai akuzoi përfaqësuesit aktualë të PD-së, përfshirë Sali Berishën dhe Albana Vokshin, se po pengojnë çdo ndryshim dhe reformim të partisë.

“Nëse vijoni me këtë mentalitet, harroni pushtetin edhe për 50 vjet. Duhet ekuilibër mes veriut dhe jugut, dhe të vendosen ata që kanë mbështetje reale”, shtoi ai.

Sula theksoi se i kishte paralajmëruar zhvillimet që në korrik 2024 dhe se tentativa për grevë urie nga disa deputetë ishte refuzuar, duke e quajtur “lojë politike” të brendshme.

Dash Sula: Është fatkeqësi në situatën që ndodhet opozita sot në këtë ditë. Është situatë e zymtë dhe e shoh të keqe. S’jam njeri që urrej apo kam gjëra personale. E kam thënë shpesh herë, do të duhet modeli që të votojnë qytetarët. Duhet të jenë të parët qytetarët dhe më pas politikani. Është parashikuar një përfundim i tillë. E kisha parashikuar që në korrik të 2024-ës. E kam thënë që këtë që po bën PD është vetëvrasje politike, me mbylljen e listave, sistemi është i bllokuar. Zgjedhjet treguan se qytetarët votuan politikanët e nderuar, siç ishte Tabaku apo Alimehmeti, apo Dhurata Çupi. Qytetarët shqiptarë duan njerëz të nderuar në krye, jo të korruptuar. Ishte një listë pa vlera, vetëm me emërime, pa kontribute. Qytetarët nuk janë budallenj, që të votojnë një forcë politike që e kanë partinë për interesa personale. Duhet ndarë kjo gjë. Kjo është një lojë e ndyrë politikë, nga Berisha dhe nga përfaqësues të tjerë të PD.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More