Në zyrën e Ivica Daçiqit mbërrin një zarf me tre plumba

nga D. V.

Në Qeverinë e Serbisë ka mbërritur një zarf i adresuar për ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, brenda të cilit janë gjetur tre plumba, njoftoi më 29 gusht Ministria e Punëve të Brendshme (MUP).

Sipas njoftimit, zarfi është vërejtur të enjten “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.

“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në komunikatën e MUP-it, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.

Nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More