Prof. Bujamin Bela, këshilltar i ri i Izet Mexhitit

nga D. V.

Shkup, 2 shtator – Kur vendimet strategjike përcaktojnë të ardhmen e Çairit, është e domosdoshme të ketë ekspertë që i çojnë përpara proceset, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke prezantuar anëtarin më të ri të ekipit të tij.
Prof. Bujamin Bela i është bashkuar ekipit të Mexhitit si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore. Ai sjell ekspertizë të çmuar dhe vizion profesional për zhvillimin e komunës.

Bela është akademik i doktoruar në fushën e menaxhmentit në Universitetin e Stambollit, një institucion me renome ndërkombëtare. Ai është dalluar si student ekselent dhe sot është profesionist me dije të thella, të cilat tashmë do t’i vërë në shërbim të Çairit.
“Mirë se vjen në ekipin fitues, profesor!”, ka shkruar Mexhiti në njoftimin e tij publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More