Vazhdon gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë dhe tre onkologëve

nga D. V.

Shkup, 5 shtator – Procesi gjyqësor kundër katër onkologëve, mes të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës për onkologji, Nino Vasev, të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, duhet të vazhdojë sot në Gjykatën themelore penale Shkup.

Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë Meri Peshevska, për çka avokati i saj ka dorëzuar dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për anulim. Në bankën e të akuzuarve atëherë janë ulur i akuzuari i parë Vasev dhe dy onkologët Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski.

Mbrojtja parashtroi prova shtesë, me të cilat kontestohen raportet e ekspertëve të prokurorisë, ndërsa avokati i Vasevit kërkoi përjashtimin e disa prej provave të marra nga Sllovenia, duke pohuar se ekspertja Maja Radnik nuk ka status zyrtar në atë vend. Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska vlerësoi se akuzat e tilla janë të parëndësishme, pasi aktakuza tashmë e ka kaluar fazën e vlerësimit.

Gjyqtarja Snezhana Markovska pranoi kërkesën për anulim, me qëllim që Gjykata të njihet me kërkesat e reja të mbrojtjes.

Prokuroria i akuzon mjekët për vazhdimin e “krimeve të rënda kundër shëndetit të njeriut” dhe “trajtimit të pakujdesshëm”, me ç’rast 29 pacientëve u janë dhënë terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa një vlerësim të duhur të gjendjes së tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish-drejtorit ekonomik të Klinikës është ngritur akuzë tjetër për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim, me dëm prej mbi 2,2 miliardë denarë për buxhetin e shtetit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More