Prenxhov: Deputetët të martën në orën 9 të hyjnë në ASK dhe shihet se çfarë ka ndodhur atje

nga D. V.

Shkup, 5 shtator – Lupço Prenxhov nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend deklaroi se nuk e kupton konferencën e sotme për media të deputetit Skender Rexhepi nga Fronti Evropian. Propozoi që të martën, më 9 shtator në orën 9 të mëngjesit, deputetët, përmes Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës të hyjnë në Agjencinë e sigurisë kombëtare (ASK) dhe të shihet se çfarë ka ndodhur atje dhe gjithçka tjetër, siç tha ai, “është thjesht folklor”.

“Pas thirrjes sonë për seancë urgjente të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së dhe AZ, përkatësisht caktimin e datës për vizitë në Agjencinë e sigurisë kombëtare të gjithë aktorët politikë ishin ‘pro’. Së dyti, kryetari aktual i Komisionit, Skender Rexhepi nga Fronti Evropian i BDI-së, menjëherë pas meje kishte konferencë për shtyp ku tha se nuk do të thërrasë Komision, se nuk ka asgjë kundër që kryetari i Kuvendit Gashi të thërrasë Komisionin dhe se kjo nuk do të ishte hera e parë. “Pse? Sepse disa muaj më parë patëm një seancë të Komisionit që udhëhiqej nga një deputete nga opozita dhe ajo është kolegia ime Sllavjanka Petrovska”, tha Prenxhov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More