ASH: Deklaratat e ministres serbe, promovim i botës serbe në Manastir

nga D. V.

Shkup, 8 shtator – Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër pas vizitës së ministres së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale në Qeverinë e Serbisë, Milica Burnevi Stamenkovski, e cila gjatë qëndrimit në Manastir ka bërë deklarata që, sipas partisë, përbëjnë promovim të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut.

Deklaratat e Milica Burnevi Stamenkovski janë skandaloze. Ajo foli për flamurin serb si flamur mbijetese dhe luftrash për çlirim, bëri homazh në varrezat e Manastirit për ushtarë serbë të rënë, dhe promovoi narrativën e botës serbe, duke e përfshirë popullin pravosllav në Manastir, Ohër dhe, siç tha ajo, Kosovë e Metohi.

Pjesëmarrja e saj në Akademinë Solemne “Lufta e madhe – 1914–1918” ishte një tjetër demonstrim i hapur i shovinizmit serb dhe i pretendimeve politike e historike në një qytet që simbolizon kulturën dhe alfabetin e gjuhës shqipe.

Ky është një demonstrim i turpshëm i pretendimeve serbe në qytetin e alfabetit shqip. VLEN hesht, ndërsa qeveria e Mickoskit jo vetëm që e lejon, por edhe e financon këtë lloj propagande serbomadhe, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët:

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More