Inspektorati, i shoqëruar nga Policia, po e merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë, raporton një medium lokal

nga D. V.

Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Postës së Kosovës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, po marrin në dorëzimin e objektit të Postës së Serbisë në Graçanicë, raporton mediumi lokal serb, “Kim”.

I pranishëm është edhe drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë, Ivan Milojeviq, raporton ky medium nga vendi i ngjarjes.

Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë u mbyll më 15 janar të këtij viti. Në atë kohë edhe të punësuarit e lanë vendet e tyre të punës.

Përdoruesit e shërbimeve të kësaj poste nga Kosova do të mund t’i plotësojnë nevojat e tyre në Merdar, në objektet pranë pikës kufitare, shkruajnë mediat lokale serbe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More