Plagosje në varreza në Greqi/ Shqiptari godet me lopatë grekun, shkak fyerja ndaj vajzës së mitur

nga L. M

Një incident i përgjakshëm që la të plagosur rëndë një të ri, ka ndodhur pasditen e djeshme në Halkida të Greqisë.

Autor i sulmit raportohet se është një shqiptar, i cili pas një debati për motive të dobëta në varrezat e zonës, goditi me lopatë në kokë të riun grek. I plagosuri po merr aktualisht trajtimin në spital.

Në sherr raportohet se u përfshinë dy familje. Shkak i konfliktit ka qenë ngacmimi me fjalë fyese nga ana e grekut për vajzën e mitur të shqiptarit, që ndezi gjakrat dhe denigroi deri në përleshje të dhunshme.

Më pas, babai i të plagosurit, i cili është punonjës i varrezave të Halkidit, sapo pa të birin, sulmoi familjen tjetër, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre.

Policia shoqëroi në Komisariat 7 persona, përfshirë vajzën e mitur të familjes shqiptare.

Ata u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, megjithatë dosja është nën hetim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More