Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.
Kreu i shtetit shprehet se Milanović, është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas Begajt, për Shqipërinë dhe Kroacinë, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
“Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Për dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Begaj