Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Komisioni disiplinor i Spitalit Klinik të Tetovës, sot ka biseduar me të gjithë mjekët që kanë qenë ne detyrë natën që ndërroi jetë vajza shtatëvjeçare nga fshati Çellopek i komunës së Bërvenicës. Ky komision gjithashtu ka marrë në shqyrtim edhe dokumentacionin mjekësor të kontrolleve dhe intervenimeve të kryera mjekësore, me qëllim që të shihet nëse janë respektuar të gjitha protokollet që kërkon rregulli spitalor. Brenda ditëve, pritet që një inspektim i ngjashëm të kryhet edhe nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë për rastin Prokuroria e Tetovës ka hapur lëndë. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More