Rama: Stadium i ri në Kamzë sipas standardeve të FIFA-s

nga D. V.

Federata e Futbollit dhe bashkia e Kamzës kanë nisur bashkëpunimin për ndërtimin e fushës së re në Valias, si pjesë e projektit të FSHF “100 fushat”.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau mëngjesin e sotëm pamje nga puna për stadiumin e ri, që sipas kreut të qeverisë “po ndërtohet sipas standardeve IFAB/FIFA, me nismën e kryebashkiakut Rakip Suli në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Ky investim do të realizohet në bashkëpunim me bashkinë e Kamzës dhe Federata e Futbollit do të mbështesë projektin me furnizimin dhe instalimin e tapetit me bar artificial, pajisjen me set portash dhe makineritë për mirëmbajtjen e fushës.

Ky projekt synon të ofrojë një infrastrukturë moderne për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e aktivitetit sportiv te të rinjtë në zonë, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve lokale dhe Federatës.

Me projektin “100 fushat” në bashkëpunim me njësitë vendore të Shqipërisë, FSHF synon të rrisë ndjeshëm nivelin e infrastrukturës dhe të shtojë inventarin e fushave në territorin e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More