Në natën e fundit Skupifesvali do të përmbyllë këtë edicion me shfaqjen “Gjysmë – jeta e Marie Curie”, nga autorja Lauren Gunderson si dhe regji të Armela Demaj, në role Yllka Mujo, Armela Demaj, prodhuar nga teatri Metropol- Tiranë.
Pas mbarimit të shfaqjes, pritet që juria e festivalit më pastaj do ta marrë kohën dhe fjalën e saj, si dhe vendimin për të shpallur shfaqjen më të mirë të Skupifestivalit 2025, edicioni i 19 të. Pra edhe siç e dini, juria e FNT Skupifestival, edicioni i 19të është në përbërje: Zamira Kita aktore nga Shqipëria , Srebra Gjorgjijevska gazetare e kulturës,
Mbrëmë në Skupifesival i cili po mbahet në hapsirat e teatrit shqiptar Shkup nga ora 19:00, u shfaq performanca artistike “ X” . Nga produksioni Yalta Art Room nga Sofje e Bullgarisë. Frymëzuar nga rubairat e Omar Kajamit, regjia Bojan Kraçollov, në interpretim të Vasil Duev – Tuig. Ndërsa nga ora 20:30, u dha e shfajqa e dytë “Medea”, nga Euripidi prodhim i teatrit kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofje. Në regji të regjisorit të njohur anglez Deklan Donellan dhe në role: Radina Karxhillova, Velisllav Pavllov, Valentin Ganev, Asen Dankov, Javor Valkanov, Stelian Radev, Viara Tabakova, Radena Valkanova, Joreta Nikollova, Stefania Koleva, Elena Ivanova, Nadja Keranova, Ana Papadopullu si dhe dy aktor fëmijë.
