Një autobus përfshihet nga zjarri në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

nga L. M

Një autobus është përfshirë nga zjarri pasditën e sotme në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.

Bytyqi shtoi se nuk ka persona të lënduar.

“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhel të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi për portalin rtv21.tv /21Media

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More