Promovohet rruga Pallaticë–Zhelinë, Sejdiu: Ta gëzojnë shumë gjenerata

nga D. V.

Shkup, 15 tetor – Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është promovuar rruga Pallaticë–Zhelinë, një nga projektet infrastrukturore të rëndësishme për komunën.

“Sot promovuam rrugën Pallaticë–Zhelinë, një projekt shumë i rëndësishëm dhe i realizuar me sukses. Ta gëzojnë shumë gjenerata”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Rruga e re pritet të lehtësojë komunikimin ndërmjet fshatrave dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik e social të zonës. Projekti është përmbyllur me sukses, duke sjellë përfitime të dukshme për banorët lokalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More