Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi sot përfaqësimin e të gjitha partive parlamentare në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Në një prononcim për mediet nga selia e Kuvendit, Balla konfirmoi se nesër do të ngrihet komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, ndërsa uroi që ky komision të ngrihet me konsensus.

“Është e domosdoshme që edhe partitë parlamentare që nuk kanë grup parlamentar të jenë të përfaqësuara në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Propozimi ynë është që të jemi të barabartë në numër dhe në të drejtën e vetos, që është garancia më e madhe që dy partitë e mëdha kanë”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se PS dëshiron dhe vazhdon të këmbëngulë për pjesëmarrjen e të gjtiha partive parlamentare, ndaj dhe e kemi lënë pezull vetëm këtë pikë të vendimit që ta miratojmë të gjithë së bashku dhe partitë e tjera parlamentare të jenë aty.

“Vazhdojmë të jemi të angazhuar për të dhënë një zgjidhje për këtë çështje. Nuk ka asnjë vendim substancial në këtë komision nëse përfaqësuesi i PD-së apo i PS-së ushtron veton”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More