Ulje e çmimeve te disa produkte bujqësore

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te produktet bimore, ndërsa te produktet blegtorale ka pasur rritje të çmimeve, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet në bujqësi në shtator të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 3.3% dhe tek autputi ulje për -1.6%”, raportoi Enti, duke theksuar se te autputi, çmimet e prodhimeve bimore shënuan ulje për 3.9 përqind, ndërsa te ato blegtorale u rritën për 5.5 përqind.

Te fondet e shpenzuara në bujqësi ka pasur rritje për 3 përqind, duke veçuar shërbimet veterinare që shënuan rritje për 32.6 përqind, ndërsa te fondet e destinuara për investime në bujqësi ka pasur rritje për 6.7 përqind.

Te prodhimet bimore, rritje më të madhe ka pasur te bimët industriale (12.6 %), ndërsa ulje më të madhe te perimet (-18.9 %).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More