Prokuroria Speciale mirëpret në takim përfaqësuesit e Carabinierëve italianë

nga D. V.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me prokurorët nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiare, Valdet Gashi, Fatos Ajvazi dhe Milot Krasniqi, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit e lartëq të Carabinierëve italianë nga Komanda Kundër Falsifikimit të Parave me seli në Romë, zGianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se takimi është zhvilluar në kuadër të programit “PERICLES”.

“Gjatë takimit, i cili është zhvilluar në kuadër të programit ‘PERICLES’ ,u diskutua për angazhimin e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit transnacional, në veçanti të veprave penale që lidhen me falsifikimin e parave në valutën euro”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kryeprokurori Blerim Isufaj shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që autoritetet italiane dhe Carabinierët në veçanti kanë ofruar për Prokurorinë Speciale.

Ndërsa nga ana tjetër, Gianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimin për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More