Drenusha Latifi feston ditëlindjen e 40-të me një aheng, kusht e pati që të mos kishte asnjë mashkull në festë

nga D. V.

Këngëtarja dhe modelja Drenusha Latifi ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 40-të, dhe siç pritej, një moment i tillë nuk kaloi pa një festë të organizuar me shumë stil.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 kishte vendosur që kremtimin ta mbante gjatë fundjavës, ndërsa mbrëmë i mblodhi rreth vetes personat më të afërt.

Në formë të shkëlqyer dhe me një pamje që ra menjëherë në sy, Drenusha zgjodhi dy veshje për këtë rast të veçantë: një fustan elegant të bardhë dhe një tjetër kombinim tërheqës në ngjyrë të zezë.

Por ajo kishte vendosur edhe një rregull të pazakontë për eventin — festa ishte ekskluzivisht për vajza.

Mes shoqeve dhe atmosferës së gëzueshme, Drenusha krijoi një mbrëmje të paharrueshme, e cila, siç duket nga fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, ishte e mbushur me energji pozitive, muzikë dhe shumë momente të lumtura.

Fansat dhe ndjekësit e saj i kanë uruar ndërkohë ditëlindjen përmes komenteve të shumta, ndërsa festa e 40-vjetorit të saj po vlerësohet tashmë si një prej celebrimeve më elegante dhe të veçanta të këtij fundjave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More