Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, Wesley Clark e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë ku është thirrur prej ekipit të mbrojtjes së Hashim Thacit.
Gjenerali tashmë në pension, i qëndroi besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.
I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam të dhëna që dëshmojnë të kundërtën”.