Kur do të lëshohen pagesat nga TVSH-ja ime? Ja njoftimi i DAP

nga Xh M

Shkup, 22 nëntor – Edhe pse muaji nëntor po i afrohet fundit, një pjesë e qytetarëve ende nuk kanë marrë rimbursimet e tyre nga skanimi i faturave fiskale përmes projektit “TVSH-ja ime”.

Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat janë në proces dhe se mjetet do të transferohen në llogari brenda këtij muaji.

“Pagesa e fondeve për faturat fiskale të skanuara përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit. Për tremujorin e tretë (korrik–shtator), afati ligjor për pagesë është 30 nëntori 2025. Vonesat më të shpeshta shkaktohen nga të dhënat e pasakta ose të paazhurnuara të llogarive të transaksionit në sistemin e PRO-së”, thuhet në përgjigje.

Sa i përket spekulimeve se masa mund të shfuqizohet, Ministria e Financave nuk dha një qëndrim të drejtpërdrejtë, por theksoi se programi mbetet i bazuar në legjislacion dhe vazhdon të jetë në fuqi, ndërsa pagesat ekzekutohen sipas afateve ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More