Muçunski në IYDU Freedom Forum: E ardhmja ndërtohet nga gjenerata të gatshme të marrin përgjegjësi

nga Xh M

Shkup, 22 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, në fjalimin e tij në IYDU Freedom Forum të mbajtur në Shkup organizuar nga Unioni i Forcave të Reja të VMRO-DPMNE theksoi se sfidat gjeopolitike me të cilat përballet Evropa dhe bota kërkojnë gjenerata të reja të gatshme të marrin përgjegjësi.

Muçunski tha se është takuar me të rinj dhe liderë lokalë nga vende të ndryshme, duke theksuar energjinë, idetë dhe ambiciet që ata sjellin.

“Bisedova me të rinj dhe mysafirë nga disa shtete njerëz që sjellin energji, ide dhe ambicie që çdo shtet do t’i dëshironte për të ardhmen e tij. Theksova se e ardhmja nuk ndërtohet vetëm nga institucionet, por nga gjeneratat që janë të gatshme të marrin përgjegjësi,” shkroi ministri në Facebook.

Duke folur për politikën e jashtme të vendit, Muçunski tha se rruga strategjike është qartësuar tashmë, me partneritete të forta, procese reformuese dhe orientim të palëkundur drejt Bashkimit Evropian dhe familjes euroatlantike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More