Rritet niveli i ujit në disa lumenj në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 24 nëntor – Sot, rryma e lumit Vardar ka shënuar një rritje të nivelit të ujit, veçanërisht në zonat e Jegunovcës dhe Demir Kapisë. Po ashtu, rritje të nivelit të ujit raportojnë edhe lumenjtë Treska pranë Maqedonski Brodit, Pçinja pranë Banjsë së Katlanovës , Cerna Reka pranë Novacit dhe Sateska pranë Botunit, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Megjithatë, jo të gjitha lumenjtë tregojnë një trend pozitiv. Lumenjtë Bregallnica pranë Berovës dhe Drini i Zi pranë Lozhanit shfaqin ulje të nivelit të ujit, duke u pozicionuar nën mesataren për muajin nëntor.

Sipas të dhënave nga DPHM, niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, Liqenin e Prespës dhe Liqenin e Ohrit mbetet i qëndrueshëm dhe brenda vlerave mesatare për muajin nëntor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More