Basha: Kosova ka shanse të mëdha ndaj Sllovakisë, pse jo edhe për të shkruar histori në Kupën e Botës

nga D. V.

Ish lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, ka komentuar rritjen e madhe të Kombëtares së Kosovës.

Basha, i cili ka 33 paraqitje dhe 3 gola, e ka veshur fanellën kuq e zi nga viti 2013 deri në vitin 2019, duke qenë edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Në prononcimin e tij për ‘GazetaBlic Sport’, Basha tha se Kosova ka shanse të mëdha për të kaluar Sllovakinë dhe pse jo të sigurojë edhe një suskes historik.

“Besoj se Kosova ka shanse të mëdha për të kaluar fazën gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, pastaj do të jetë e vështirë, por shpresoj që të sigurojë një sukses historik, duke u kualifikuar në Kupën e Botës”, tha fillimisht ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More