Njëri nga djemtë e Thiago Silvas nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean

nga D. V.

Djemtë e Thiago Silvas janë qartësisht në rrugën e duhur për të ndjekur gjurmët e babait të tyre.

Tetorin e kaluar, Iago Silva (14 vjeç, mbrojtës) u thirr në ekipin kombëtar të Anglisë nën 15 vjeç. Tani, është vëllai i tij më i madh, Isago (17 vjeç, mbrojtës), i cili ka bërë bujë duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Chelsean.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se mbrojtësi i Akademisë së Chelseat, Isago Silva, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin. 17-vjeçari ka qenë pjesë e Blues që kur u bashkua me ne në moshën 13 vjeç. Që atëherë, ai është zhvilluar në një mbrojtës të gjithanshëm dhe të besueshëm, po aq i rehatshëm në të majtë dhe në qendër të mbrojtjes. Në sezonin 2024/25, ndërsa luante për ekipin U-16, Isago Silva debutoi për ekipin U-18 kundër Leicester City. Këtë sezon, ai u paraqit në barazimin emocionues 3-3 kundër Sheffield United në Kupën e Premier League U-18. Urime, Isago!” shkruhej në një deklaratë të publikuar në faqen e  klubit londinez.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More