1.8 milionë euro, nënshkruhet kontrata për renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë

nga D. V.

Stadiumi ku luan skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi FC pritet të renovohet dhe tashmë është nënshkruar një marrëveshje e tillë.

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për të renovuar stadiumin “Zahir Pajaziti” me kompaninë “Babaj”.

Kjo kontratë ka vlerën e 1.8 milionë eurove.

Kujtojmë që stadiumi “Zahir Pajaziti” ka një kapaictet prej 3 mijë e 500 ulsëve dhe pikërisht kjo gjë pritet të rritet më shumë.

Llapi gjatë këtij sezoni në Superliga në 15 ndeshje, ka grumbulluar 20 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More