Aliu: Me sindikatat jemi në të njëjtën anë, bashkëpunojmë për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë

nga D. V.

Shkup, 5 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Sindikatën e Qendrës Klinike.

“Me sindikatat jemi në të njëjtën anë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, mbajmë takime të rregullta pune dhe së bashku angazhohemi për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë. Në frymën e dialogut social, biseduam dhe shqyrtuam aspektet e mundshme për plotësimin e marrëveshjes kolektive”.

“Po ashtu, i informova përfaqësuesit e organizatave sindikale për dinamikën e realizimit të punësimeve të reja në shëndetësi, të cilat u shtynë përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale, si dhe për punësimin e përhershëm të specialistëve privatë”, theksoi ministri Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More