Durmishi: VLEN-i në zgjedhjet lokale funksionoi si një trup, tani shqyrtojmë mundësitë e shkrirjes në një parti

nga Xh M

Shkup, 5 dhjetor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në një intervistë për LajmTV ka folur për fitoren e VLEN-it në zgjedhjet lolale, si dhe bashkimin e tyre në një parti.

Durmishi tha se për momentin janë duke u shqyrtuar edhe mundësitë ligjore dhe se

“Lëvizja Besa ka qenë në funksion të VLEN-it dhe kjo reflektoi edhe në zgjedhjet lokale, ku VLEN-i funksionoi si një trup i vetëm dhe shënoi fitore të madhe nga Likova deri në Strugë. VLEN-i tashme ka një kryesi që funksionon dhe mban mbledhje dhe diskutob mënyrat se si do të shkojë më tej VLEN-i, pra shkrirja e koalicionit në një parti”, tha mes tjerash Durmishi.

Ai theksoi se ajo që është e rëndësishme është se VLEN-i mori mbështetjen e qytetarëve dhe tani shqyrtohet mënyra statutare-juridike se si do të funksionojë VLEN-i.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More