OVL-UÇK i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të Isni Kilajt

nga D. V.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i janë gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Isni Kilajt nga Gjykata Speciale.

Ata thonë se ky është një vendim që rikthen një të drejtë që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.

“OVL UÇK i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit tonë, z. Isni Kilaj, nga Gjykata Speciale. Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim. Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në shkrimin e OVL-UÇK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More