Arben Fetai i reagon Bujar Osmanit: “Ligjet janë mbi çdo vegël”

nga Redaksia

Shkup, 15 dhjetor – Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Bujarit, i cili pas flakareshës zgjedhore shprehu se ligjet “nuk qenkan detyruese” dhe se “vegla” (Balancuesi) qenka më e fuqishme se ligji.

Fetai thekson se qëndrimi i Bujarit duket se është ndikuar nga bisedat e tij të mëparshme me Doktorin, dhe se tani është e paqartë se cili ka pasur më shumë ndikim mbi tjetrin.

Ai gjithashtu thekson se në cilësinë e ministrit ka dhënë mendim pozitiv për heqjen e Balancuesit, duke sqaruar se emocionet nuk duhet të paraprijnë logjikën, përndryshe pësojnë qytetarët shqiptarë.

“Kur projektligji të vijë në procedurë parlamentare, ta debatojmë dhe ta votojmë. Është kaq e thjeshtë”, tha Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More