Kryetari i Dibrës, Fisnik Mela, priti në takim zyrtar ambasadorin e Kazakistanit

nga Xh M

Dibër, 17 dhjetor – Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov.

“Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turizmin.

Kryetari Mela e falënderoi Ambasadorin Burshakov për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet e qytetit në nivel ndërkombëtar. Nga ana e tij, Ambasadori Burshakov vlerësoi mikpritjen dhe shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella në të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional”, qëndron në komunikatën e komunës së Dibrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More