Mjegull në akset rrugore Tetovë – Gostivar dhe Kumanovë – Stracin

nga D. V.

Shkup, 22 dhjetor – Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 200 metra ka në rrugët Tetovë – Gostivar dhe Kumanovë – Stracin, dhe në Saramzalinë – Shtip deri në 100 metra, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More