Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, u paraqit sërish ditën e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku qëndroi për rreth dy orë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se thirrja e Xhaçkës në SPAK lidhet me aferën e tjetërsimit të pronave të ushtrisë, konkretisht me gllabërimin e portit të Limionit në Sarandë.
Sipas këtyre burimeve, me firmën e Olta Xhaçkës, kjo pronë e Ushtrisë i kaloi privatit për ndërtimin e komplekseve turistike.
Kujtojmë se disa kohë më parë, Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të regjistrojë procedim penal dhe të marrë nën hetim Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, investitorin strategjik Artan Gaçi. Ata u paditën në atë kohë nga Fredi Beleri për abuzime me pronat në jug, por pas hetimeve SPAK i amnistoi.
Edhe për kërkesën për heqjen e imunitetit, Edi Rama bëri çmos që Olta Xhaçkës të mos i hiqej imuniteti, duke manipuluar çdo hap për të rrëzuar kërkesën e SPAK.