Spiropali u prit fillimisht në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami, teksa është ndjerë atmosfera kuqezi nga prezenca e flamujve kuqezi dhe simboleve kombëtare shqiptare.
“Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon”, ka njoftuar ministrja nëpërmjet një postimi në rrjetin social.
Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

“Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore.
Gjatë vizitës është performuar edhe nga grupi artistik i të rinjve të shkollës së mesme të tetovës me këngë e valle kombëtare.
Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:
“Ku ka shqiptarë, ka atdhedashuri, patriotizëm, shpirt kuqezi!
Pritja në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami ishte një ndalesë me shumë domethënie, ku folëm për zhvillimin lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.
Me emocione shijuam performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”.
https://www.facebook.com/watch/?v=25179635178375085