Albin Kurti viziton familjen e Mujë Krasniqit

nga D. V.

Kryeministri Albin Kurti ishte në Klinë, ku vizitoi familjen e komandatit të UÇK-së, Mujë Krasniqit.

Ai u prit nga babai i heroit, Halil Krasniqi, Baca Lilë, siç e quajti, me të cilin zhvilloi biseda të ngrohta e domethënëse.

“Komandant Kapuçi ishte njëri nga prijësit, e tanimë edhe simbol i luftës së fundit”, tha Kryeministri Kurti.

Ai theksoi se vetëm falë sakrificës së dëshmorëve, ne gëzojmë një shtet të lirë, sovran e demokratik, prandaj nderimet për ta janë obligimin moral dhe kombëtar.

Ndërsa mëngjesin e festës së Krishtlindjes, Kurti e kaloi duke vizituar familjet Dedaj, Prenaj, Kola dhe tek prifti Don Jetoni.

Ai, në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët, i uroi që të kenë sa më shumë begati e mirësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More