Gostivar, 26 dhjetor – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ka shpalosur projektet kryesore për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, nëse arrin të marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 janarit.
“Një prej projekteve më të mëdha që do ta bëjmë së bashku me VLEN-in dhe partnerët e Qeverisë, do ta hapim bulevardin që është pengesë e madhe për qarkullimin e komunikacionit, nuk mundën ta hapin ata. Do të ndërtohet edhe ura e dytë te gjyqi mbi lumin Vardar, që do të jetë me dy korsi. Higjiena do të jetë në nivelin më të lartë.”, – deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Po ashtu Bejta tha se një projekt tjetër i kërkuar nga qytetarët, sidomos nga vendbanimet Çegran, Forinë dhe Çajle, është hapja e rrugës nga përfundimi i Forinës në fillim të Çajles dhe do të dilet në qytet, që sidomos kur vijnë mërgimtarët të mos ketë tollovi. Po ashtu rëndësi e veçantë do t’i kushtohet gjelbërimit, thotë Bejta.