Siljanovska-Davkova dhe Misajllovski në lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit dhe takim para Vitit të Ri me familjet e tyre

nga Redaksia

Shkup, 27 dhjetor – Në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, sot tradicionalisht do të mbahen dy aktivitete para Vitit të Ri, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës: lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit e vendit, në prani të anëtarëve të familjeve të tyre dhe ndarje e dhuratave për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës, dërguar në misione paqësore.

Me presidenten dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin, Sashko Lafçiski në lidhjen video-konferenciale do të bashkangjiten edhe pjesëtarët e Armatës së vendit, të cilët kryejnëd etyra në misionet dhe operacionet në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Liban, Lituani, Rumani, Bullgari dhe Gjermani, pas çka do të pasojë ndarja e dhuratave për fëmijët e tyre.

Në pajtim me programin, është paraparë fjalim për paqeruajtësit, nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ministrit Misajllovski dhe shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorit, Sashko Lafçiski, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More