Plas sherri në Greqi/ Katër persona të maskuar dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin, një prej autorëve shqiptar, shpallet në kërkim

nga L. M

GREQI- Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos në Greqi, u dhunua brutalisht orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Si pasojë e goditjeve i riu përfundoi i plagosur në spital. Mediat greke bëjnë me dije se autorët ishin katër persona të maskuar me kapuçë, që mbërritën me taksi në vendngjarje dhe sulmuan të miturin.

Filimisht autorët janë futur brenda dhe më pas kanë nxjerrë me forcë 17-vjeçarin, duke e dhunuar brutalisht. Ndërsa njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. Pas ngjarjes, policia greke njoftoi se ka identifikuar një prej autorëve dhe ai është një shtetas shqiptar, tashmë i shpallur në kërkim.

Njerëz nga mjedisi i të miturit raportojnë se arsyeja e sulmit ishte krejtësisht e parëndësishme dhe ishte për shkak të një keqkuptimi. Siç pretendojnë ata, nuk ka pasur ndonjë përballje serioze paraprakisht, por dinamika është ende nën hetim. Gjithashtu, një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More