PD-ja vetëm 40 minuta protestë, qetësi dhe pak pjesëmarrës përpara Kryeministrisë

nga L. M

Demokratët kanë protestuar në vijim të grumbullimeve të përjavshme përpara Kryeministrisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha mbërriti me makinë në vendin ku u mbajt “Foltorja”.

Krahasuar me javën e kaluar, ku protesta u pasua me trazira e hedhje molotovësh, këtë herë situata duket e qetë.

Numri është më i vogël krahasuar me më parë, por demokratët në protestë kanë vijuar me fjalimet e tyre.

Protesta zgjati vetëm 40 minuta dhe u mbyll me fjalimin e Sali Berishës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More