Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi me respekt para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

nga D. V.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën e Veteranit theksoi se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.

E para e shtetit theksoi se në Ditën e Veteranit të UÇK-së, përulen me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, shkruan ajo. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More