KRM “Uniteti” njofton për ndërprerje të përkohshme të grumbullimit të mbeturinave gjatë festave të fundvitit

nga D. V.

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” ka njoftuar se shërbimet e grumbullimit të mbeturinave nuk do të kryhen më 1 dhe 2 janar 2026 në territorin e Komunës së Mitrovicës dhe asaj të Skenderajt.

Sipas njoftimit, shërbimet e planifikuara për këto dy ditë do të realizohen javën pasuese, përkatësisht më 8 dhe 9 janar 2026.

Po ashtu, nga KRM “Uniteti” bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe shërbimet do të kryhen vetëm në të ashtuquajturat “unaza” të dy qyteteve.

Nga kompania u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke falënderuar paraprakisht për respektimin e këtij njoftimi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKrmUnitetiMitrovice%2Fposts%2Fpfbid02mZbt81Yw7PPJPgKv7dYCRQkVntDn7apsfkB6xcPWVr9pVJCrwaYGiKLywdG9DatGl&show_text=true&width=500

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More