Sulmohet fizikisht një punonjës në pikë pagesën e “Petrovecit”

nga D. V.

MPB njofton se një punonjës në pikë pagesën “Petrovec” të Shkupit është sulmuar nga një person.

“Më 05.01.2026 në orën 01:02, SPB Shkup ka marrë njoftim se në pikën pagesore “Petrovec” në Shkup, punonjësi N.A. (45) është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur një objekt qelqi dhe i ka shkaktuar lëndime, pas së cilës me automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit ka thyer rampën dhe është larguar.

Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit, pas së cilës do të paraqitet një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More