Komuna e Skenderajt apelon për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave nën zero

nga D. V.

Komuna e Skenderajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të parashikimeve meteorologjike që tregojnë rënie të temperaturave nën zero.

“Për shkak të parashikimeve meteorologjike që tregojnë se temperaturat do të zbresin nën zero, Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, për aq sa është e mundur, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara nga Komuna do të jenë në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

“Kompanitë e kontraktuara nga Komuna do të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve, duke bërë kriposjen dhe hedhjen e zhavorrit”, theksohet më tej.

Megjithatë, autoritetet komunale kërkojnë që qytetarët të vazhdojnë të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat ku ekziston rreziku i rrëshqitjes.

“Përkundër këtyre masave, kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes maksimal, veçanërisht gjatë vozitjes dhe ecjes në zona me mundësi rrëshqitjeje”, përfundon njoftimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More