Deri në orën 13 dalja ka qenë 8.90 për qind, një vendvotim nuk është hapur fare

nga Redaksia

Shkup, 11 janar – Deri në orën 13 në zgjedhjet e përsëritura lokale kanë votuar 11.217 persona ose 8.90 për qind, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) duke iu referuar të dhënave nga 209 vendvotime.

Siç theksoi në konferencën për shtyp, zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska, votimi në të gjitha vendvotimet po zhvillohet pa probleme, përveç vendvotimit 0782 i cili ende nuk është hapur.

“Në komunën e Vrapçishtit kanë votuar 2.613 persona ose 9.58 për qind, në komunën e Gostivarit 8.74 për qind ose 7.043 votues, në Mavrovë – Rostushë 10.03 për qind ose 1.061 persona, ndërsa në komunën Qendër Zhupë kanë votuar 6.61 për qind ose 500 votues”, ka thënë Aleksovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More