Haradinaj takohet me Sorensen: Po angazhohemi për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik

nga D. V.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen me të cilin ka biseduar për rëndësinë e partneritetit BE -SHBA dhe për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Haradinaj ka shkruar se Sorensen e ka njoftuar për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. E njoftova Sorensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More