Tregtia e jashtme e Kinës u rrit 3.8 % në vitin 2025

nga D. V.

Tregtia e jashtme e Kinës në vitin 2025, e matur në juanë, u rrit me 3.8 % krahasuar me vitin pararendës, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.

Vjet tregtia e jashtme kineze arriti në 45.47 trilionë juanë (rreth 6.48 trilionë dollarë amerikanë), duke ruajtur rritjen për të nëntin vit radhazi që nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës.

Eksportet patën një shtim vjetor 6.1 %, ndërsa importet 0.5 %, duke arritur përkatësisht në 26.99 trilionë dhe 18.48 trilionë juanë vitin e kaluar, treguan të dhënat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More