A e sheh veten si lider të LSDM-së, Oliver Spasovski?

nga Xh M

Shkup, 15 janar – Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, gjatë një emisioni në “Klik Plus” të TV21 foli për angazhimin e tij personal në forcimin e Lidhjes Social-Demokrate dhe për pozicionin e partisë në të ardhmen.

Kur u pyet nëse e sheh veten si lider të LSDM-së, Spasovski u përgjigj se funksionet dhe pozicionet nuk janë ato që e përcaktojnë rolin e liderit. “Kontributi personal çdo ditë, marrëdhënia me LSDM-në dhe me anëtarët e partisë është ajo që do t’i rikthejë besimin anëtarësisë”, theksoi ai.

Spasovski shtoi se të gjithë ata që për dekada janë pjesë e LSDM-së e kanë ndërtuar partinë dhe se përkushtimi i tyre është i motivuar nga dashuria për LSDM-në, jo nga funksionet ose pozicionet personale.

“Unë, ashtu si të gjithë të tjerët që për dekada jemi anëtarë të LSDM-së, kemi marrë pjesë, kemi rritur dhe kemi ndërtuar LSDM-në, dhe kështu na dhemb për LSDM-në”, theksoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More