Presidenti Bajram Begaj firmosi sot disa dekrete që lidhen me ndryshime dhe emërime në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura.
Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare. Po sot, Begaj dekretoi Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.
Presidenti Begaj firmosi edhe dhënien e gradave madhore për disa drejtues të Forcave të Armatosura. Kështu, Presidenti gradoi me gradën “Gjeneral Brigade”, Kolonel Razije Kadri Mehmeti, e cila mban detyrën e drejtores në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Koloneli Fatmir Sadri Neziraj, drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, është graduar me gradën madhore “Gjeneral Brigade”.
Gjithashtu, Presidenti Begaj dekretoi me gradën “Gjeneral Brigade” Kolonel Edmond Abaz Vocin, Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.